Thursday , April 19 2018

Karrota dhe vetitë shëndetsore të saj

Karrota është një perime rrënjë, zakonisht në ngjyrë portokalli. Ekzistojnë edhe varietete në ngjyrë të purpurt, të kuqe, të bardhë dhe të verdhë. Pjesa që hahet e karrotës është rrënja.

Karrota është njëra prej perimeve më të shëndetshme. Ajo luan një rol vendimtar në sistemin tonë imunitar. Nuk ka kolesterol dhe ka fuqi të madhe për të shkatërruar qelizat e para kanceroze te njerëzit.

Karrota është një burim i pasur i acidit pantothenic, mangan, beta-carotene, fibra dietike, vitamina (B6, K, C) dhe bakër.

Karota të ndihmon gjithashtu në rritje. Përveç kësaj, ajo lufton kundër kacerëve të ndryshme si mushkërive, lëkurës dhe gojës. Hahet e gatuar ose e papërpunuar. E mira është të konsumohet çdo ditë.

Karrota konsiderohet si ushqim kundër plakjes, sepse është e pasur me beta-karotinë, antioksidues, që lufton kundër radikaleve të lira.

Gjithashtu karrota është një perime që mund të përdoret edhe në bukuri. Nëse dëshironi lëkurë dhe flokë më të shëndetshëm, por edhe ta përmirësoni shëndetin e dhëmbëve tuaj.

Atë gjithashtu mund ta konsiderojmë si ushqim kundër plakjes, sepse është e pasur me beta-karotinë, antioksidues, që lufton kundër radikaleve të lira.

Për shkak të përbërjes së saj prej beta-karotinës, alfa-karotinës dhe luteinës, antioksidues, që luftojnë kundër kolesterolit, karrota lufton edhe sëmudjet kardiovaskulare apo ndryshe sëmundjet e zemrës.
Po ashtu kjo perime konsiderohet si ushqim detoksikues për shkak se e pastron mëlçinë. Ndihmon në reduktimin e prodhimit të vrerit, si dhe mbledhjen e yndyrave në mëlçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: