Saturday , December 10 2016

Katastrofë ekologjike në Librazhd! Peshq të ngordhur përgjatë shtratit të lumit të Rrapunit

Tharja e ujit në shtratin e lumit të Rrapunit ka krijuar një situatë aspak normale. Fauna ujore dhe Flora për gjatë këtij lumi është shkatërruar plotësisht.

Shoqata “Eganatia” ka denoncuar një situatë katostrofike, e cila sa vjen dhe rëndohet nga Hec-et e ndërtuara mbi këtë lumë. Koordinatorja e Shoqatës “Egnatia” Ediola Terziu, ka shprehur shqetësimin e saj mbi këtë fenomen ku ligji është shkelur me të dyja këmbët.

Znj. Terziu pohon se “Eganatia” do të vazhdojë denoncimin e rasteve abuzive me lumenjtë në Librazhd.

Këto shqetësime u janë vënë në dijeni edhe organizmave ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e Florës dhe Faunës: REC Albania në kuadër të projektit ACHIEV i financuar BE.

Organet kopetente duhet të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar situata të tilla.

peshq-te-ngordhur

peshq-te-ngordhur1

peshq-te-ngordhur2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *