Saturday , December 10 2016
gjoshaaaa

KE-Gjosha: Dhjetori, kapitull i ri për Shqipërinë

Ditën e sotme, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka dalë në një konferencë të përbashkët me drejtorin për zgjerim në KE për Shqipërinë, zotin Danielsson për të diskutuar për progresraportin e BE-së.

Gjosha gjate fjalës së saj u shpreh se rekomandimi duhet të shërbejë për vazhdimin e dialogut dhe se duhet të shikohet me kujdes e me vëmendje çdo rresht i raportit.

“Raportin ta konsiderojmë si nxitësin më të mirë për të vazhduar punën e nisur. Dhjetori të shënojë nisjen e një kapitulli të ri për vendin tonë”, tha Gjosha.

Ndërkohë drejtori për zgjerim në KE, Christian Danielsson, u shpreh se KE rekomandoi hapjen e negociatave, por kërkoi në anën tjetër zbatim të plotë të reformës në drejtësi.

“Pikë kyçe është zbatimi i ligjit për vettingun. KE e bëri të qartë se cilat janë pritshmëritë nga Shqipëria. Dëshirojmë të shikojmë vazhdimësi të punës për zbatimin e reformave. Do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet e Shqipërisë për reformat”, tha drejtori për zgjerim në KE për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *