Sunday , December 11 2016
15055858_623253184501925_3051906092954018528_n

Keni dëgjuar për llambat me kripë: Ja cilat janë përfitimet që vijnë nga përdorimi i tyre

Llambat me kripë nuk janë vetëm objekte dekorative dhe të dobishme për të ndriçuar shtëpinë, por edhe ndriçues natyrorë që në vetvete përmbajnë kripën me ngjyrë rozë nga Himalajet.
Këto llamba kanë formë zakonisht cilindrike dhe lëshojnë një dritë portokalli. Kripa e pranishme në këto llamba thith natyrshëm lagështinë në ambjentin e shtëpisë suaj.

Këto llamba janë të përbëra siç e thamë me kripë guri nga Himalajet, një kripë kjo që është formuar natyrshëm gjatë miliona viteve për shkak graduale të maleve dhe tërheqjes së detit.
Këto llamba lëshojnë një dritë elegante dhe të butë, dhe kripa e tyre është një produkt natyral që përshtatet me çdo mjedis.

Llambat me kripë konsiderohen mjete të shkëlqyera për të mbajtur ajrin e shëndetshëm në shtëpi, kjo prej efektit jonizues të tyre, icili pastron ajrin duke i dhënë një atmosferë të këndshme mirëqenies.

Megjithatë duhet thënë që këto llamba në vendin tonë është ende e vështirë për t’i gjetur dhe për t’i blerë, ndërsa në vendet europiane ekzistojnë dhe çmimi i tyre ëshët i ndryshëm kjo sipas madhësisë së llambave.

Në veçanti përdorimi i një llambe me kripë promovon përqendrim më të lartë, vëmendje, përmirëson produktivitetin dhe stimulon sistemin imunitar, një grup përfitimesh ky që bën që këto produkte të përdoren jo vetëm në shtëpi, por edhe në zyra.

Ja cilat janë ekzaktësisht disa nga përfitimet kryesore:

Ulja e lagështisë në shtëpitë tuaja.

Të ndihmojë për të pastruar ajrin e shtëpisë.

Mbushja e mjedisit me energji pozitive.

Krijimi i një atmosfere relaksuese.

Ndriçimi është i këndshëm dhe i butë.

Rrit produktivitetin dhe përqendrimin.

Stimulon kreativitetin dhe rrit në përgjithësi nivelin e sistemit imunitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *