Monday , April 23 2018

Këpucët në Danub: një memorial ndryshe nga të tjerët

Memoriali i vendosur në brigjet e Danubit në Budapest është me të vërtetë prekës. Ka shumë njerëz që përgjatë shekujve kanë qenë viktima të qeverive të egra, ku shumë prej tyre kanë humbur dhe jetën në mënyrë mizore.

Megjithatë marrja e jetëve në mënyrë të padrejtë mund të përkujtohet edhe në një mënyrë të tillë, që mund t’ju duket e pazakontë.

Pikërisht edhe memoriali i titulluar “Këpucët në brigjet e Danubit” është realizuar si një vepër arti dhe vjen në kujtim të shumë hebrenjve të vrarë në këto brigje.

15400945_636181169875793_6952339056968401703_n

Ky memorial është i përbërë nga shumë lloje këpucësh, duke aluduar edhe mbi faktin se disa prej tyre mund të jenë të personave që kanë humbur jetën në atë ngjarje tragjike.

E realizuar si një vepër arti ju do të shihni se në këto brigje janë vendosur këpucë për femra, çisme për burra, madje dhe këpucë për fëmijë të vegjël. Kjo tregon se gjatë asaj masakre janë vrarë njerëz të të gjitha moshave pa përjashtim.

Vendosja e tyre në brigjet e Danubit është bërë për vetë faktin se pas vrasjes trupat e viktimave janë hedhur të gjitha në lumë, citon elbasani plus. Nëse ju do të keni mudnësinë që të udhëtoni në këtë vend do të vizitoni dhe do të shihni me siguri këtë memorial, duke marr disa momente reflektimi dhe solidariteti për të gjithë ata njerëz që humbën jetën në mënyrë të padrejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: