Sunday , December 4 2016
gramoz-ruci-elb

Kërkesa e Gramoz Ruçit për deputetët e PS

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së të zhvilluar të hënën në mesditë, kryetari, Gramoz Ruçi, u kërkoi deputetëve të tij që të mos mungojnë në seancën e së enjtes. Më 3 nëntor është parashikuar që të kalojnë për votim disa ligje që kërkojnë 84 vota. Një prej tyre është ai për qeverisjen e sistemit të drejtësisë.

Në kushtet kur prej PS-së janë larguar edhe 2 deputetët Blushi dhe Hafizi dhe kur votat e LSI-së mund të sjellin ndonjë surprizë, Ruçi ka kërkuar angazhim maksimal për të mos dështuar në këtë seancë.

Nga burime brenda grupit mësohet se Ruçi e ka cilësuar të pajustifikueshme mungesën e ndonjë deputeti ditën e enjte në Kuvend. Ai u ka kërkuar deputetëve që të anulojnë çdo lloj aktiviteti parlamentar jashtë shtetit apo partiak, që të jenë në seancë. Në mbledhjen e së hënës mungoi Edi Rama, i cili ishte në Tropojë për të inspektuar projektet e Rilindjes Urbane në këtë qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *