Thursday , April 19 2018

Këshilla si duhet të vishen punonjësit dhe si mund të duken bukur:

Stresoheni shumë dhe nuk dini çfarë të vishni? Zakonisht kjo gjë ekziston më shumë tek femrat se tek meshkujt dhe kjo vetëm në kompani apo ndërmarrje ku uniforma është e pavendosur. Paraqitja është primare në një punë zyre dhe punonjësit duhet të kujdesen deri në detaje për këtë gjë.

 
Ja cilat janë disa nga këshillat që një punonjës mund t’i ndjekë për t’u dukur bukur dhe me rregull:

 
Për të paraqitur një pamje serioze duhet një prezantim i pastër, i rregullt dhe i përshtatshëm për rolin që ju keni në vendin e punës. Nëse ju vishni një uniformë që identifikon kompaninë ku ju punoni, duhet të siguroheni që ajo të jetë e pastër, serioze, në atë mënyrë që të shmanget percjellja e një imazhi negativ tek të tjerët.

 
Për shembull këmishat, fundet për femrat, pantallonat dhe këmishat për meshkuj duhet të jenë çdo ditë të hekurosura dhe të rregullta, pa luhatje të mëdha të ngjyrave. Gjitahshtu tek femrat është e këshillueshme që vathët, unazat e mëdha, apo dhe thonjtë e lyer me ngjyra që bien shumë në sy nuk duhet të ekzistojnë në një ambjent pune, sepse serioziteti i treguar nuk është në nivelin e duhur.
Këto janë për punonjësit në vende publike të rëndësishme, por edhe për njerëzit që kanë një post më të ulët apo një punë zyre që ka lidhje të drejtëpërdrejt me njerëzit paraqitja duhet të jetë shumë e rregullt. Ju mund të vendosni për shembull që të vishni këmisha të bardha në vend të atyre me ngjyra të ndezura, për femrat këto mund të kombinohen farë lehtë me funde deri tek gjuri, por jo më të shkurtëra sepse humbet serioziteti. Flokët duhet të jenë të rregulluar dhe të krehur, vendosja e një tualeti të paekzagjëruar me ngjyra neutrale. Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë në shtimin e dozve të seriozitetit të punës, por edhe të shfaqjes së personalitetit dhe rëdësisë që ju keni për mirëzënien fizike, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: