Mamatë e reja duhet të ndjekin këtë këshillë. Mund të rrezikoni seriozisht jetën e foshnjes - ElbasaniPlus
Sunday , March 26 2017

Mamatë e reja duhet të ndjekin këtë këshillë. Mund të rrezikoni seriozisht jetën e foshnjes

Biberoni (çuçi) për shumicën e prindërve paraqet “shpëtimin” e vërtetë. Kur fëmija qan, dhe s’është i sëmurë, biberoni, do të jetë ai që të paktën, për pak kohë, do ta qetësojë.

Mirëpo një pjesë e bebeve e kanë të vështirë të pranojnë menjëherë biberonin apo ndryshe (çuçin), dhe që bebi t’a pranojë më shpejt, shpesh mamatë e lyejnë biberonin me mjaltë.

Por sipas disa hulumtimeve të bërë së fundi, është zbuluar se nuk duhet që t’a lyeni biberonin(çuçin)  me mjaltë.

Botulizmi foshnjor është një patologji e rrallë që prek fëmijët e moshës 0-12 muajsh. Ai shkaktohet nga toksinat e prodhuara prej bakterit të botulinës Clostridium. Toksinat e prodhuara nga ky bakter janë toksinat natyrale më të rrezikshme të njohura deri më sot nga shkenca, citon www,elbasaniplus.com Ato sulmojnë sistemin nervor (nervat, trurin dhe palcën kurrizore) dhe shkaktojnë bllokim të frymëmarrjes, paralizë të gjymtyrëve e për pasojë vdekjen.

Simptomat e para të botulizmit përfshijnë pështjellime, të vjella dhe diarre që në të shumtën e rasteve pasohen nga konstipacioni (kapsllëku). Këto simptoma shfaqen dhe degjenerojnë 12-36 orë pas kontakti me bakterin Clostridium. Ky bakter gjendet në tokë, në pluhur dhe në prodhime bujqësore të tilla si fasulet, misri dhe mjalti.

Mjalti është një produkt i ushqyeshëm dhe shumë i shëndetshëm, por nëse do të lyenit biberonin e fëmijës suaj me të rrezikoni seriozisht jetën e tij. Eksperët e American Pediatric Society kanë dhënë alarmin pas rasteve të shumta të botulizmit foshnjor shfaqur  në Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre shumë nëna të reja apo dhe gjyshe lyejnë biberonët e foshnjeve me mjaltë inorganik të përpunuar në shtëpi. Kjo praktikë bëhët me qëllim që foshnja të qetësohet pas qarjeve me dënesë, por rrezikon seriozisht shëndetin e tij. Kontakti i bibeornit me këtë lloj mjalti çliron spore toksike që më pas gëlltiten nga i vogli dhë infektojnë rrugët e qarkullit të gjakut dhe frymëmarrjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: