Saturday , December 10 2016
ke

Këshilli bashkiak Elbasan shtyn miratimin e planit vendor

Këshilli bashkiak i Elbasanit shtyn për një datë tjetër diskutimin dhe miratimin e planit vendor. Kreu i këshilltarëve të djathtë Blendi Himçi ka kërkuar që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës, pasi koha e vënë në dispozicion ka qenë shumë e paktë, ndërkohë që materiali ishte i shumtë.

Kjo kërkesë është mirëpritur nga Kryetari i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini, i cili ka kërkuar që këshilli të mblidhet në një mbledhje të jashtëzakonshme në datë 30 nëntor.

Unë tha z. Sejdini jam i interesuar që plani vendor të kalojë me votë unanime. Ky plan tha kryebashkiaku i përket qyetetit dhe jo politikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *