Sunday , November 19 2017

Këto janë çështjet që do të shqyrtohen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Elbasan

Ju njoftojmë se më datë 20.11.2017, ora 11.00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak , në sallën e mbledhjeve, Bashkia Elbasan me këtë rend dite.
1. Propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Nëntor 2017.
1/1. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Nëntor 2017.
1/2. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Nëntor 2017
1/3. Dhënia e pagesës për personat me aftësi të kufizuar për muajin Nëntor 2017.
2. Mbi miratimin e planit të përfshirjes sociale.
3. Mbi dhënien me qira (rinovim kontrate) të një ambienti “bodrum”.
4. Mbi marrjen qira ambiente (zyra) për disa Drejtori në Administratën e Bashkisë.
5. Transferim fondi për ndërmarjet vartëse.
6. Për miratimin e vlerës financiare të dëmeve të shkaktuara nga djegia e banesës se Z.G.D, banor i fshatit Shinavlash të Njësisë Administrative Tregan, Z.H.L, banor i Lagjes nr.6 Elbasan, Z.Ll.K, banor i fshatit Kuqan, Njësia Administrative Shirgjan, Z. Q.B, banor i Lagjes nr.6, Elbasan, Z. E.B, banor i Lagjes nr.6, Elbasan dhe shpërblimin e pjesshëm financiar nga ana e Bashkisë Elbasan.
7. Për miratimin e vlerës financiare të dëmeve të shkaktuara nga rrëshqitjet tokës, Znj.Xh.L banore e fshatit Gurabardh, të Njësisë Administrative Bradashesh, Z.P.B, banor i fshatit Stërstan, të Njësisë Administrative Gjinar dhe shpërblimin e pjesshëm financiar nga ana e Bashkisë Elbasan.
8. Për një ndryshim në VKB nr.30, datë 20.03.2017 të Bashkisë Elbasan.
9. Mbi miratimin e paketës fiskale për vitin 2018.
Të ndryshme
VO. Komisionet do të mblidhen ditën e Mërkurë me datë 15.11.2017 ora 13.00 pranë zyrave të Bashkisë Elbasan.
KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK
Altin IDRIZI

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: