Ideatori dhe artisti Emily Coleman është pikërisht krijuesi i këtyre skulpturave të mrekullueshme, të cilat i prezantoi në koleksionin e quajtur “The Arbori”.
Krijime fantastike këto të frymëzuara nga personazhet e filmave të shkrimtarit dhe regjisorit Hayao Miyazaki.
Që nga viti 2008, ky artist krijon bizhuteri dhe objekte me forma dhe madhësi të ndryshme, të gjitha me një përbërje të vetme, drurin.
Në fakt të gjitha skulpturat e tij janë modeluar nga balta dhe të dekoruaranjë nga një me dru, ku e gjitha kjo vjen në sajë të aftësive të mençura të Emily, si dhe durimit të tij të pashtershëm.
Ideja e artistit erdhi duke kërkuar një nga filmat e Miyazaki, ku më vonë ai paraqiti dhe koleksionin e lindur nga kjo frymë.
Këtë koleksion ai e mbështeti në natyrë duke krijuar kështu një përbindësh nga mitologjia japoneze, të gjithin me përbërje druri, por që kishte një kuptim të rëndësishëm për të dhe për të gjithë njerëzit në botë.
Coleman shprehet se nga dashuria e madhe për mjedisin ka ardhur i gjithë frymëzimi për të realizuar skulptura të tilla, citon elbasani plus. Emily Coleman i intereson shumë natyra dhe gjithmonë ka luftuar për të mbrojtur pyjet në botë, kështu që me anë të këtyre skulpturave ai shprehet se ka dashur të krijojë një mbrojtës që ruan bukurinë dhe madhështinë e pyjeve e të të gjithë mjedisit në përgjithësi.