Monday , April 23 2018

Kivi dhe vetitë e tij

Kivi  është pemë ekzotike vjen nga Kina dhe konsiderohet si fryt nacional kinez. Ka shije intensive të lëngshme, është i butë dhe me fara të zeza. Kivi është një nga ushqimet më të shëndetshme. Është i mbushur me antioksidant dhe përmban vitaminë C dhe atë në sasi më të madhe se portokalli. Është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E.

Është e rëndësishme të theksohet se kivi përmban një sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A. Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë dhe është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira, përmireson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve të sëmundjeve, që nga problemet kardiovaskulare, kancere si dhe obezitetin, citon Elbasani Plus. Vitamina E është vërtetuar të ketë efekte të ngjashme, por është i tretshëm në yndyrë dhe kështu është ndihmës për vitaminën C në funksionet e saj.

Frutat e kivit i përmbajnë të dyja këto vitamina në sasi të lartë, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur trupin tonë nga radikalet e lira. Kivi përmban sasi të lartë të fibrave, të cilat përmirësojnë sëmundje të tilla si diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe na ndihmojnë të dëbojmë ato. Fibrat gjithashtu janë provuar se zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe zvoglojnë probabilitetin e sulmeve të zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: