Saturday , December 10 2016
sy

Kjo është arsyeja pse na dridhet syri nganjëherë

Një ndër veprimet më të pa kantolluara dhe të besdishme për trupin e njeriut është dridhja e syrit.
Pothuajse të gjithë ne e njohim këtë veprim dhe syri ynë është familjarizuar tani më. Madje, kur syri e bënë këtë veprim, në popull kjo lloj dridhje arsyetohet në atë mënyrë që “nuk duhet të tregoni”

Por, çfarë e bënë në fakt syrin të dridhet?

Miokimia siç njihet në termat mjekësor ose dridhja e syrit në gjuhën popullore, ndodh kur muskujt e vegjël dhe nervat rreth zonës së syrit stimulohen nga faktorë të tjerë të trupit tonë.
Një nga kontribuesit kryesor të kësaj dridhjeje është lodhja, prandaj sigurohuni që të bëni mjaftueshëm gjumë gjatë natës.

Një tjetër shkak është edhe kafeina, pasi që mbingarkesa e energjisë mund të ngjallë pulsin dhe të shkaktojë dridhjen. Nëse konsumoni kafe ose pije të tjera që përmbajnë kafeinë, provoni t’i konsumoni në sasi të vogla.

Duhani dhe pijet energjike ndikojnë gjithashtu në këtë dridhje, dhe duhet të konsumohen në mënyrë të kontrolluar. Stresi gjithashtu është një tjetër faktor që shkakton dridhje të syrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *