Sunday , August 19 2018
Loading...

Kjo është vajza e cila humbi jetën në dasmë. Emri/Foto

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në Shkodër, ku një vajzë e re u gjetur e pajetë pranë parkingut të restorantit ku po zhvillohej dasma në të ciëln merrte pjesë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Melgushë të Shkodrës, ku 32-vjeçarja Jozefina Çefaj, për shkak se nuk ndihej mirë, doli jashtë ambientit ku po zhvillohej ceremonia për të marrë pak ajër.

Familjarët e saj e gjetën vajzën në gjendje të rëndë shëndetësore, duke lajmëruar ambulancën.

Por 32 vjeçarja ndërroi jetë, në pritje të ambulancës, pa arritur të marrë ndihmën e shpejtë nga profesionistët.

Ngjarja e rëndë u shënua në orën 20.35 të kësaj të enjte.

Ende nuk dihet se pse e reja ka ndërruar jetë. Ekspertiza pritet të zbardhë edhe shkaqet e ngjarjes, për shkak se e reja nuk rezultonte të vuante nga ndonjë sëmundje.