Sunday , December 4 2016
sahati-i-dritave

Kolaudimi i matësave, OSHEE: Nuk do të ketë kosto shtesë për qytetarët

OSHEE ka njoftuar pak ditë më parë se do të bëhet kontrolli i matësave të energjisë që sic shpjegon OSHEE, kryhet 1 herë në 5 vite për konsumatorët familjarë dhe 1 herë në 3 vite për bizneset private. Këtij kontrolli do t’i nënshtrohen të gjithë abonentët.

“Janë kompani të licencuara nga Drejtoria e Metrologjisë dhe e Kalibrimit që e kryejnë këtë shërbim dhe e nënvizoj nuk ka kosto shtesë për qytetarët, verifikimi periodik i sistemit të matjes është një kosto që e mban OSHEE”, thotë Albana Ferraj, OShEE.

OSHEE sqaron edhe rastet kur ky proces mund të ketë kosto për qytetarin.

“NQS konsumatori dyshon që matësi i tij është jashtë klasit, paraqitet tek sportelet, e OShEE për të bërë një kërkesë për kolaudimin e matësit, në rast se del jashtë klase d.m.th. dyshimi ishte real, nuk paguan në sportel, nëse nuk del real, koston e paguan qytetari”, thotë Ferraj.

OSHEE thotë se tarifa që paguan qytetari në këtë rast është rreth 1000 lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *