Saturday , December 10 2016

Komisariati i Policisë Elbasan arreston një person. Dhunoi rojen dhe grabiti një firmë.

Specialistët për Krimet,  në Komisariatin e Policisë Elbasan,  bënë arrestimin në flagrancë  të  shtetasit:

  • A M, 31 vjeç,  banues në fshatin Shtëpanjë Cërrik.

Arrestimi i tij,  u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër në aksin rrugor  Cërrik – Gramsh,  në afërsi të fshatit Banjë,   dyshohen të kenë dhunuar rojen e automjeteve të një firme,   shtetasin M. C,  56 vjeç,  banues në Gramsh.

Shtetasit dyshohen  të kenë vjedhur  dy bateri në një kamion të firmës dhe më pas janë larguar me mjetin  tip “Benz” me targa  DK 299 KY,  i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *