Monday , December 5 2016
lajmi-i-fundit

Korrupsion për notat, arrestohen dy pedagogë të historisë

Dy pedagogë të historisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” kanë përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës nën akuzën e korrupsionit. Bashkë me ta janë ndaluar edhe tre studentë dhe një përgjegjës rojesh privatë.

Mësohet se në pranga janë vënë dy pedagogët Roakin Daberdaku dhe Simon Lufi. Mësohet se për të gjithë personat e arrestuar kishte urdhër ndalimi nga prokuroria e Shkodrës. Ata dyshohen për korrupsion në dhënien e notave.

Policia e Shkodrës nuk ka dhënë ende detaje për hetimet dhe arrestimin e personave në fjalë, por mësohet se hetimi ka nisur prej disa kohësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *