Monday , December 5 2016
azilantet-shq

Korrupsioni në Shqipëri i përhapur në të gjithë sektorët

Zyra europiane për azilantët ka publikuar raportin për Shqipërinë. Raporti përpilohet nga zyra e azilantëve me kërkesë të Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, dhe jep një panoramë gjithpërfshirëse të situatës në vendin tonë.

Ky raport shërben si dokumenti kryesor për të klasifikuar Shqipërinë si një vend të sigurtë origjine ose jo. Aktualisht, vendi ynë klasifikohet si i tillë, por verifikimet për mbajtjen e këtij statusi janë periodike.

Të dhënat e përfshira në raport janë mbledhur deri në datë 14 shtator të vitit 2016, dhe i vetmi përjashtim është progres-raporti, të dhëna nga i cili janë përfshirë në dokumentin final. Ky dokument përfshin të dhëna nga raporte të ndryshme, njofton rtvscan.

Sa i përket korrupsionit, nënvizohet fakti se, në Shqipëri, korrupsioni është i përhapur në të gjithë sektorët e qeverisë, dhe veçanërisht në sistemin gjyqësor dhe atë shëndetësor.

Edhe norma e ryshfetit vlerësohet si tepër e lartë, me thuajse gjysmën e qytetarëve të anketuar që deklarojnë se u është kërkuar të japin para nën dorë për të përfituar një shërbim.

Duke cituar departamentin amerikan të shtetit, zyra e azilantëve në raport nënvizon se, gjatë këtij viti janë marrë disa masa nga qeveria për të luftuar korrupsionin.

Raporti thekson gjithashtu se, qeveria ka ndërmarrë masa për të luftuar ekonominë informale, ku nënvizohet fakti se element i rëndësishëm në këtë ekonomi është edhe prodhimi masiv i kanabisit.

 

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *