Kreu 5 vjedhje përgjatë 1 muaj në Elbasan, arrestohet 28 vjeçari nga Kamza. - ElbasaniPlus
Saturday , May 27 2017

Kreu 5 vjedhje përgjatë 1 muaj në Elbasan, arrestohet 28 vjeçari nga Kamza.

Dokumentohen një sërë vjedhjesh në Elbasan

Arrestohet  nga  Policia  autori  i  këtyre  vjedhjeve

Specialistët për Krimet,  në Komisariatin e Policisë Elbasan,  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Ø  S V,  28 vjeç,  banues në Kamëz Tiranë

Arrestimi  i tij,  u bë  pasi :

Më datë 10.09.2016 dyshohet të ketë vjedhur një pasqyrë  të mjetit me targa  AA 220 KZ, në  pronësi të shtetases  S.K, 27 vjeçe, banuese në Elbasan. Gjithashtu  dyshohet të ketë vjedhur disa mjete pune në magazinën e shtetasit  A.S 58 vjeç.

Më datë 09.09.2016 dyshohet të ketë vjedhur një sasi paketash dhe sende ushqimore  në dyqanin  e shtetasit  A.LL 43 vjeç, banues në Elbasan

Më datë  26.08.2016 dyshohet të ketë vjedhur  kabull elektrik  në pronësi të OSHEE-së Elbasan

Më datë 15.08.2016 dyshohet të ketë vjedhur në banesën e shtetases E.D, 61 vjeçe

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni  134 i  Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: