Sunday , December 11 2016
eljo

KREU I FRESSH ELJO HYSKO, TUR TAKIMESH NE QARKUN ELBASAN

Në kuadër të zgjedhjeve që do të kryhen në forumet rinore të Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, kreu i përgjitshëm i FRESH, Eljo Hysko ka pasur një tur takimesh në bashkitë Gramsh, Cërrik e Belsh.

Gjatë takimit me strukturat e eurosocialistëve të Cërrikut, Hysko është shprehur se tashmë rinia shqiptare është një forcë vitale që meriton hapësirën e duhur në politikë duke pasur rol vendimmarrës për të ardhmen dhe integrimin  e tyre. Gjithashtu edhe në Belsh Hysko është shprehur se strukturat e FRESSH po përgatiten për zgjedhjet e strukturave drejtuese të forumit në këtë bashki.

Paralelisht po punohet edhe për krijimin e kalendarit të aktiviteteve lokale me qëllim krijimin e një forumi sa më gjithëpërfshirës që krijon hapësira për këdo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *