Thursday , April 19 2018

Krim i tmerrshëm, babai var dy djemtë e më pas veten

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës këtë mëngjes, rreth orës 7 e 30 minuta. Në lagjen numër 4 të qytetit janë gjetur të varur babai dhe dy fëmijë. Sipas të dhënave të para nga Policia e Korçës, babai 41-vjeçar Naum Toshi ka varur dy djemtë e mitur e më pas dhe veten.

Policia është njoftuar me telefon për ngjarjen dhe ekipi hetimor po zbardh shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.

E motra i ka thënë gazetarëve në vendngjarje se Toshi sapo ishte kthyer nga emigracioni dhe jetonte vetëm me dy djemtë, 4 dhe 6-vjeçarin që e shoqja e kishte pasur nga një martesë tjetër.

Mësohet se ajo e kishte braktisur dy muaj më parë 41-vjeçarin.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: