Saturday , December 10 2016

Kriza e stadiumeve, “sakatohet” impianti “Elbasan Arena”

Një nga stadiumet më modernë të futbollit shqiptar, “Elbasan Arena”, do të “sakatohet” këtë fundjavë. Thuhet kështu, pasi brenda katër ditësh do të luhen tri ndeshje, duke qenë se futbolli shqiptar vuan nga kriza e stadiumeve.

Fillimisht ditën e premte në orën 14:00 do të luhet ndeshja midis Elbasanit dhe Sopotit. Të diëlën në orën 17:00 do të luhet ndeshja mids Partizanit dhe Skënderbeut, dy skuadrat që janë në kreun e klasifikimit në Superiore. Ndërsa të hënën në orën 18:00 është parashikuar që të luhet “klasikja” e futbollit shqiptar, ajo midis Tiranës dhe Vllaznië.

Fakti që këto ndeshje do të luhen në “Elbasan Arena” mund të sjellë probleme për tapetin e stadiumit, i cili është një aset më vete në këtë impiant. Megjithatë, kriza e stadiumeve në futbollin shqiptar, për më tepër në kryeqytet ku nuk ka asnjë impiant të gatshëm, ka bërë që të ketë dyndje në stadiumin e Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *