Kriza në Maqedoni, VMRO kërkon zgjedhje të reja - ElbasaniPlus
Monday , May 29 2017

Kriza në Maqedoni, VMRO kërkon zgjedhje të reja

VMRO-DPMNE këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve të reja përkrah atyre lokale, si mënyra e vetme sipas saj për daljen nga ngërçi politik që ka paralizuar qeverisjen.

Nikola Gruevski tha se forca e tij politike e pranon dhe e mbështet kërkesën për zgjedhje të parakohshme të parashtruar nga “Lëvizja për Maqedoninë e Bashkuar”, anëtarët e së cilës dolën në protesta për më shumë se 50 ditë.

“Votuesit ndihen të mashtruar, – tha Gruevski. – Kemi mijëra njerëz që dalin në rrugë prej dy muajsh tashmë. Partitë e drejtuara nga LSDM-ja janë mesa duket të paafta ta kuptojnë revoltën që kanë ngjallur mes qytetarëve”.

Vetë Lëvizja Sociademokrate e Maqedonisë u përgjigj me një deklaratë të prerë për shtyp.

“Në Maqedoni do të ketë qeveri të re, por jo zgjedhje të reja. Kjo ishte dëshira e 700 mijë qytetarëve, e reflektuar në shumicën e re parlamentare me 67 deputetë”, thuhet në deklaratë.

Vetëm Gruevksit i nevojiten votime të tjera në mënyrë që ta zgjasë edhe më shumë krizën politike, i bindur se kjo do ta shpëtojë nga llogaridhënia për shkeljet e tij.

Gjorge Ivanov bëri sakaq një tjetër ndërhyrje përmes një prononcimi në televizionin shtetëror hungarez, ku nuk përcolli gjë tjetër veçse qëndrimin e vjetër.

“Nuk mund ta jap mandatin e krijimit të qeverisë, nëse nuk hiqen më parë pengesat ligjore dhe politike. Duhet parë Kushtetuta dhe procedurat ekzistuese”, këmbënguli ai, e shtoi se “një ekzekutiv që krijohet pa u respektuar terreni kushtetues do të jetë i diskutueshëm dhe i paqëndrueshëm”.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: