Kryeministri Rama takim me gratë dhe vajzat e Elbasanit - ElbasaniPlus
Monday , May 29 2017

Kryeministri Rama takim me gratë dhe vajzat e Elbasanit

Partia Socialiste, ka çelur fushatën elektorale në një takim me gratë dhe vajzat e Elbasanit. Kordinatori i Partisë Socialiste për Qarkun Elbasan Taulant Balla, ka pohuar se ky takim është i vecantë pasi ju jeni nëna motra dhe mbi të gjitha familjare të shkëlqyera. Përfshirja juaj në fushatë do të na cojë drejt një fitorje të sigurt më 18 qershor. Ne – tha Balla – jemi të nderuar që në listën e kandidatëve për deputet ka gra dhe vajza shumë të nderuara.

Kryeministri Edi Rama, tha se gratë dhe vajzat janë promotor i suksesit te padiskutueshëm. Gjatë 4 viteve të ardhshme ne do të hapim më shumë vende pune do të përkrahim cdo familje të re. Partia Socialiste me presmarrjen tuaj është edhe më e fortë.

Nesër zyrtarisht Partia Socialiste do të hapi fushatën elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit. Ne – tha Rama – i krijuam mundësinë opozitës që të merrte pjesë në zgjedhje, por ajo kundërshtoi cdo marrëveshje. Qeveria – pohoi Rama, – zgjidhet nga populli me anë të votës cdo 4 vjet dhe jo sipas tekave të politikanëve që duan pushtet pa votë. Partia Socialiste do të cojë përpara reformat e nisura duke i siguruar qytetarëve shqiptar më shumë mirëqenie dhe punësim. Duke votuar Partinë Socialiste ju votoni të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: