Friday , August 18 2017

Kryeministri turk publikon një mesazh me rastin e 102-vjetorit të Fitores së Çanakalasë

Kryeministri turk Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Fitorja e Çanakalasë është një legjendë aq e madhe sa nuk e nxë historia.

Kryeministri Jëlldërëm publikoi një mesazh në lidhje me 102-vjetorin e 18 Marsit, Dita e Përkujtimit të Dëshmorëve dhe Fitores së Luftërave Detare të Çanakalasë.

Në mesazh shkruhet: “Kjo fitore u bë burim frymëzimi për luftën e pavarësisë së shumë kombeve të shtypura. 18 mars 1015 është historia e fitores së mahnitshme të besimit, sinqeritetit, dashurisë së pavarësisë me modestinë e turkut kundër teknologjisë, industrisë, strategjisë dhe arrogancës së Evropës”.

“Ne jemi një popull që nuk heziton të sakrifikojë gjithçka për të mbrojtur pavarësinë dhe siguruar paqen dhe sigurinë në çdo cep të vendit dhe që e sheh atdheun më të shtrenjtë se veten” shkruan në mesazhin e tij Jëlldërëm.

Ai shtoi gjithashtu se përkujtojnë me mirënjohje dhe rahmet të gjithë dëshmorët dhe veteranët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: