Sunday , December 11 2016

Kryetari i Bashkisë Sejdini premton për investime në përroin e Zaranikës dhe Manazeres

2 milionë euro kërkon rikonstruksioni i argjinaturave përgjatë përroit të Zaranikës. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini tha se bashkia e ka të pamundur që ta përballojë një investim të tillë.

Ne kemi kërkuar që investimin ta kryejë Ministria e Bujqësisë dhe ne të bëjmë më pas mirëmbajtje.

“Zaranika-pohoi kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini- është një problem i qeverisë shqiptare jo vetëm i Elbasanit.

Ndërsa për Përroin e Manazeres ne kemi ndërhyrë disa herë për pastrimin e saj. Organizmat ndërkombëtare nuk na lejojnë që shtratin ta bëjmë në beton. Ne -tha Sejdini do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të mos ndodhë as edhe një fatkeqësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *