Sunday , December 4 2016

Kryetari i QBNF si dhe anëtari i Këshillit të Teologëve z. Arben Ramkaj merr titullin Doktor.

arben-ramakj-doktoratura2Kryetari i QBNF si dhe anëtari i Këshillit të Teologëve z. Arben Ramkaj, ditën e djeshme ka prezantuar para akademikëve temën e tij të doktoraturës.

Doktoratura e tij flet për “Rolin e Politikave Ndërkombëtare në Konfliktin Sirian”, i cili është një konflikt që ka pesë vjet që ka nisur dhe ende nuk ka mbaruar, duke qenë edhe një mollë sherri në kontinentin e vjetër dhe jo vetëm, pasi shtetet e përfshira në konflikt janë ndarë në dy kampe, në mbështetës të regjimit dhe kundra regjimit. Doktoratura përmbledh fakte dhe historinë e një shteti të vjetër i cili shkatërrimin më të madh e tij e njohu këtë 5-vjeçar.

Mentori i temës dhe suporti i tij më i madh ishte i nderuari Prof. Dr Luan Hajdaraga, i cili së bashku me Dr. Ramkaj tashmë, arritën që të përfundonin një doktoraturë, e cila është edhe një studim i madh historik që do t’i shërbejë brezave.

Dr. Ramkaj është një nga figurat më të spikatura të momentit në qytetin tonë. Ai është pjesëtar dhe iniciator i shumë shoqatave dhe veprave të bamirësisë jo vetëm në qytetin e Elbasanit por edhe në të gjithë Shqipërinë.

I urojmë Dr. Arben Ramkaj suksese të mëtejshme në arritjet e tij profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *