Saturday , December 10 2016
kafe

Kujdes: Ja çfarë mund t’iu ndodhë nëse konsumoni shumë kafe

Për shumë prej nesh konsumimi i kafesë është bërë pjesë e pandashme e jetës. Konsumimi i një filxhani me kafe në mëngjes mund të bëjë mrekulli për nivelet e energjisë dhe produktivitetin e punës, por çfarë nëse e pini një tjetër filxhan… pastaj një tjetër dhe një tjetër?

Nëse mendoni se duke konsumuar sa më shumë filxhanë kafeje do të ju bëjë mirë dhe se vetëm sa do t’ju rriten nivelet e energjisë, jeni duke menduar gabim, pasi faktikisht me këtë vendim vetëm sa do t’i bëni më shumë dëm vetes sesa mirë.

Kafja sjell shumë përfitime shëndetësore, por në nivele të caktuara. Studime të ndryshme tregojnë se kafeina e zvogëlon rrezikun e depresionit te gratë e moshuara, e ruan trurin nga çrregullimet konjitive, ndihmon në humbjen e peshës dhe i lehtëson dhimbjet e kokës.

Të rriturit nuk duhet të konsumojnë më shumë se katër filxhanë kafe në ditë, apo ekuivalentin e 10 kënaçeve pije freskuese apo dy pije energjike. Në termat e dozës së kafeinës, këto katër filxhanë të kafesë përmbajnë rreth 400 miligramë kafeinë. Çdo sasi më e madhe mund të shkaktojë efekte të pakënaqshme anësore.

Këto efekte mund të përfshijnë simptoma si rrahje më të shpejtë të zemrës, shqetësim, nervozizëm, pagjumësi etj.

Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje trupit tuaj dhe nëse keni shenja të konsumimit të tepërt të kafeinës, më mirë ta mbani veten dhe të pritni derisa gjendja t’ju përmirësohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *