Monday , December 5 2016
dhembe-te-bardha

Kujdes: Mos i lani dhëmbët menjëherë pas ngrënies

Shumica prej nesh me siguri që menjëherë pas ngrënies shkojnë të lajnë dhëmbët me idenë se kjo është gjëja më e shëndetshme që mund të bëni për to.

Megjithatë, ju duhet të dini se larja e dhëmbëve tuaj menjëherë pas ngrënies mund të ndikojë në smaltin e dhëmbëve.

Sipas Howard R. Gamble, presidenti i Akademisë së Stomatologjisë së Përgjithshme, nëse keni konsumuar ushqime me përmbajtje acide të tilla si fruta apo agrume, duhet që të prisni të paktën 30 deri në 60 minuta për t’i larë dhëmbët.

Kjo, sepse larja e dhëmbëve menjëherë pas ngrënies veçanërisht të këtyre ushqimeve, mund të përshpejtojë efektin e acidit në smaltin e dhëmbëve tuaj dhe mund ta dëmtojnë shumë atë.

Nëse doni që ti lani dhëmbët tuaj menjëherë pas ngrënies, duhet që të hani ushqime me vlera ushqyese që janë të ulëta me karbohidrate. Kjo do të ndihmojë në uljen e acideve të dëmshme që ushqime të tilla mund të krijojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *