Thursday , December 8 2016
kumbullaa

Kumbulla dhe vlerat e saj ushqyese

Kumbulla është një pemë që rritet  gjërësisht në vëndin tonë, sidomos në qytetin e Korçës.

Fruti i kumbullës përmban pak kalori (rreth 40), kështu që është shumë i përshtatshëm, si ushqim dietik, për pastrimin e organizmit, por përmban edhe shumë substanca të dobishme, si: Beta karotinë, fibra bimore, yndyra bimore, vitamina B, C, E, K, hekur, vaj eterik, kalium, kalcium, magnez, acide organike, karbohidrate, celulozë.

Kumbullat konsumohen të freskëta, të përpunuara ose të thata. Me kumbulla përgatitet reçel, marmelatë, shurup, etj. Ndërsa kumbullat e thara përdoren edhe në kokteje. Kumbullat pëlqehen edhe kur s’kanë arritur pjekurinë e plotë; ato janë freskuese, shuajnë etjen dhe hapin oreksin.

Por përveç këtyre që u thanë më lart kumbulla ka edhe efekt shërues.
Kumbulla ndikon në shërimin e sëmundjeve të ndryshme, si:

aknet, anemia, astma, sëmundjet e dhëmbëve, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, bronkiti, mbipesha, humbja e kujtesës, depresioni, diabeti, kolla, mundimit dhe vjelljes, disa lloje të kancerit (parandalimi dhe shërimi), nervozizmi, rënia e imunitetit, niveli i ngritur i kolesterolit, ftohja dhe gripi, stresi, kanalet urinare, probleme me nervat dhe tretjen, probleme me shtypjen e gjakut, probleme me metabolizmin, probleme me mëlçinë, kundër plakjes dhe infeksioneve të ndryshme, kundër herpesit, lodhjes kronike, celuliti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *