Saturday , December 3 2016
femije-gjume

Kur duhet të flejë fëmija juaj ?

Shëndeti i fëmijës tuaj varet edhe nga gjumi që fëmija juaj bën.  Një gjumë i mirë u sjell atyre  gjendje psikologjike dhe humor më të mirë.  Sipas ekspertëve prindërit duhet të gjejnë orarin ideal të gjumit për fëmijët e tyre.

“Llogaritësi i gjumit për fëmijë” është një metodë që përcakton orën e saktë kur ju duhet të fikni dritat.

Sipas “Llogaritësit të gjumit për fëmijë” nuk është mirë t’i vendosësh fëmijët herët në gjumë sepse ndodh që ata zgjohen natën në momentin e gabuar të ciklit të gjumit. Gjithashtu llogaritësi na mëson se disa fëmijë kanë nevojë për gjumë më shumë se fëmijët e tjerë, ndaj duhet pasur kujdes në përcaktimin e orarit.

“Pavarësisht sesa flenë, është mirë që fëmija të zgjohet njëherë natën, por jo duke ndërprerë një gjumë të thellë. Ky lloj zgjimi e ndihmon atë të ndihet energjik gjatë ditës”, ka thënë Lucy Shrimpton, specialist në këshillimin për gjumin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *