Saturday , December 3 2016
parlamenti

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare. Priten debate.

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 10. Në rendin e ditës janë një projektligj dhe dy projektvendime, prej të cilëve ai që ka të bëjë me hapjen e Dosjeve të Sigurimit pritet që të ndezë debate ndërmjet opozitës dhe mazhorancës. Opozita reagoi më 15 nëntor duke pretenduar se mazhoranca e kishte përjashtuar nga pjesëmarrja në autoriteti përgjegjës për hapjen e Dosjeve.

Konkretisht, deputetët sot duhet të votojnë për projektligjin e “Kodit Hekurudhor të Republikës së Shqipërisë” si dhe për  pr/vendimet: “Për zgjedhjen e anëtarëve të Autoritetit për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”dhe  “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. Pika e fundit do të jetë për diskutimin e çështjeve jashtë rendit të ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *