Sunday , December 4 2016
rama-kuvend

Kuvendi i Shqipërisë/ Ramës i kujtojnë deklaratat për Trump-in, kryeministri nis “sulmin” ndaj opozitës

Kuvendi i Shqipërisë po mban seancën e radhës këtë të enjte. Që në nisjen e tij ka pasur tone të larta dhe debate të zjarrta.

Mes tyre ka qenë edhe deklarata e kryeministrit Rama, i cili reagoi pas deklaratave të deputetit demokrat Astrit Patozi në lidhje me Presidentin Trump.

Rama fillimisht vuri në dukje lajmin e mirë që Shqipëria mori dje për rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, dhe tha se pas fitores së Donald Trump, duke u zgjedhur si president i ri i SHBA, opozita u përpoq ta shpallte kryeministrin e Shqipërisë si armikun e Amerikës.

“Dje mori një lajm që po të kishe ardhur në kohën e qeverisë së vjetër kushedi se çfarë mitingu festiv do ishte duke u zhvilluar tani në mes të shiut. Por qeveria e vjetër jo vetëm nuk iu gëzua hiç fare këtij lajmi të shumëpritur, por u përpoq të më shpallte mua armikun e SHBA.

Të kthehemi tek fitorja e Trump, dje. Këta të dëshpëruar gjithmonë e më të dëshpëruar kundër meje e kundër kësaj qeverie, në fakt nuk është hera e parë që ata që Borgesi i quan ‘karanxhollë’ të pagdhendur, dhe më turret mua tufa se unë flas.

Unë flas për ligjin e Luftës me Greqinë, çështjen Çame dhe Himarën, por nuk thonë se sipas tyre rrekem të mbys patriotizmin e të largoj vëmendjen nga gjendja katastrofike e vendit që dje ky vend mori rekomandimin për çeljen e negociatave. Unë flas për një kandidat të fushatës zgjedhore të SHBA duke shprehur kundërshtime për qëndrimet e tij ndaj Kosovës, myslimanëve.

Karanxhollët nuk thonë asgjë, sepse kur flisja unë këta ishin të zënë në konventën e kandidates se

dhe sapo ajo nuk del fituese këta hidhen menjëherë në sulm, për të treguar sesa keq ndihen këta që unë paskam sulmuar presidentin e Amerikës. Ndërkohë  që unë kam kritikuar një kandidat për president të Amerikës. Dhe lëshohen nëpër portale, sikur janë çunat e lagjes që u ka dalë vëllai i madh nga burgu dhe sikur duan të thonë, shihni tani çdo të të bëjmë ne” 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *