Sunday , December 4 2016
15192590_630636717096905_2112089787063345662_n

Ky është patinazhi me pistën më të frikshme në botë (Foto)

Një pistë patinazhi e ndodhur në Japoni është cilësuar si më e frikëshmja në llojin e saj.
Patinimi në akull mund të jetë një kohë e kaluar bukur dhe këndshëm, por nëse do të ndodheni në Japoni nuk do të jetë kështu. Ja se çfarë ndodh aty:

Pikërisht Parku “Space World di Kitakyushu” në Japoni ka bllokuar rreth 5.000 peshq nën pistën e tij, ku krijimi i saj shkaktoi shumë kritika të marra.
Japonezët sigurisht janë spikatur për idetë e tyre unike dhe tërheqëse, por këtë herë ata kanë tejkaluar kufijtë e imagjinatës.
Të fusësh peshq të ngordhur nën sheshin e akullt të patinazhit vetëm për t’i ofruar vizitorëve një eksperiencë origjinale nuk ka rezultuar një ide e mirë.

Përafërsisht 5.000 peshq, me gojë të hapur dhe të drejtuar nga pista tregohen në pamjet e marra që është cilësuar si një skenar makabër.

Këta peshq gjithashtu janë përdorur për të shkruar fjalën “Hello” dhe për të formuar një shigjetë, e cila tregon drejtimin që duhet të merrnin vizitorët për t’u futur në pistë.

“Mungesa e respektimit të jetës” dhe “mungesa e tmerrshme e moralit”, janë disa nga komentet që kanë shoqëruar prezantimin e kësaj piste.
Ideja e realizimit të një strukture të tillë ishte thjesht për të zhytur vizitorët në botën detare, por që nuk rezultoi e tillë, citon elbasani plus.
Nga vizitorët ajo u deklarua si një pistë me pamjet më të pakndëshme që njerëzit kishin realizuar ndonjëherë dhe se pas këtyre reagimeve ky Park ka njoftuar mbylljen e tij.

15241963_630636763763567_9091536644804702792_n 15241867_630636730430237_3585720976330705526_n 15192590_630636717096905_2112089787063345662_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *