Monday , April 23 2018

Ky është qyteti ku zyrtarisht ka më shumë biçikleta se makina

Nga shumë njerëz dihet se në Danimarkë etapat për garat e çiklistëve janë bërë më se normale dhe janë përhapur shumë shpejt.
Tani një studim i ri ka konfirmuar se kohët e fundit në Kopenhagen numri i biçikletave ka tejkaluar atë të makinave.
Për kryeqytetin danez kjo është një arritje dhe një mbrojteje e madhe për mirëqenien dhe shëndetin e të gjithë popullsisë në përgjithësi.
Ndoshta më parë studimet nuk ishin shumë ekzakte, sepse ka qenë e vështirë të mësoje numrin e biçikletave në krahasim me atë të makinave, ndërsa me teknologjitë e reja dhe me risitë që ato sjellin, këto studime kanë nxjerr rezultate të favorshme dhe të sakta.
Kështu vitin e kaluar numri i biçikletave në Kopenhagen arrin në 265 mijë më shumë se sa numri i makinave.
Instalimi i objektit elektronikë që mat numrin e biçikletave në Kopenhagen u realizua në vitin 2009 dhe vlerësimet gjatë viteve të fundit në lidhje me përdorimin e biçikletave është rritur me 68%.
Arsyeja për suksesin e madh në lidhje me përdorimin e biçikletave në Danimarkë është shumë e thjeshtë. Që nga viti 2005, qeveria kombëtare ka investuar 143 milion euro për të mbështetur çiklizmin në qytet, duke inkurajuar gjithmonë qytetarët që të zgjedhin biçikletat si mjetet transporti të përditshëm.
Pikërisht rrugët janë projektuar për çiklistët e këmbësorët duke lehtësuar sigurinë dhe pakësuar numrin e aksidenteve të ndryshme.
Për më tepër është pakësuar niveli i ndotjes që vjen nga makinat, gjithashtu nuk ka më shumë trafik në rrugë dhe njerëzit lëvizin më shpejt.
Në Kopenhagen mund të thuhet se trafiku i biçikletave është rritur me 15% nga viti i kaluar dhe ai i makinave është në rënie.
Sipas të dhënave të fundit mendohet se në këtë vend deri në vitin 2025, të paktën 50% e popullsisë do të lëvizë me biçikletë. Ndërsa deri tani ky numër është 41%, mendohet se rritja e tij nuk është aspak e vështirë në vitet e ardhshme.
Gjithashtu në vitin 2019 pritet hapja e një pjese të re të nëndheshme, gjithmonë me qëllim të zvogëlimit të numrit të makinave në qarkullim, por edhe për të zvogëluar ndotjen që vjen nga ato, citon elbasani plus.
Me pak fjalë kryeqyteti i Danimarkës mban rekordin për numrin më të madh të biçikletave, numër ky pra që ia kalon edhe atij të makinave.

15232061_632258056934771_2251693476239964968_n 15232315_632258040268106_5128095802471805188_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: