Sunday , November 19 2017

Ky është viti i fundit i lotarisë amerikane, Projektligji në Kongres që në shkurt

Nuk ishte thjesht Saifullo Saipovi arsyeja përse Donald Trump kërkoi mbylljen e Lotarisë Amerikane.

 Shtëpia e Bardhë pohoi se propozimi për t’i dhënë fund programit të vizave të Diversitetit ishte përfshirë që më parë në parimet e reformës së emigracionit të dorëzuar prej saj në Kongres.

Nisma është bërë pjesë e projekt-ligjit RAISE të mbështetur nga Presidenti. Sqarimi erdhi nga një zyrtar i lartë i administrates pas interesimit të Zërit të Amerikës, që pasoi shqetësimet e ngjallura në vendet ku ky program është popullor, përfshirë Shqipërinë.

Projektligji është paraqitur në senat që shkurtin e këtij viti. Në të thuhet se e ndryshon Ligjin per emigracionin dhe Shtetësinë, duke eliminuar kategorinë e vizave të diversitetit.

Drafti ndodhet aktualisht në Komisionin e Ligjeve të Senatit, në pritje për t’u diskutuar. Procesi është i tillë që kur të bëhet diskutimi, anëtarët propozojnë ndryshimet e tyre dhe votojnë nëse ato do të përfshihen ose jo në variantin përfundimtar.

Në Dhomën e Përfaqësuesve nuk kanë nisur ende diskutimet mbi këtë çështje, megjithëse një variant i ngjashëm i quajtur Projekt-ligji “për Imigracionin në Interesin kombëtar”, është paraqitur në shtator.

Të dy variantet janë sponsorizuar nga ligjvënës republikane. Trump është shprehur se preferon një program të mbështetur tek meritat, qe ai beson se do te ishte më i favorshëm për sigurinë dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara. Guvernatori i New York, Andrew Cuomo e akuzoi presidentin se po politizonte sulmin e New York. Demokratët këmbëngulin se programi, i cili favorizon vende që nuk kanë nivele të mjaftueshme imigrimi në Shtetet e Bashkuara, i shërben diversitetit të vendit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: