Sunday , November 19 2017

Lajm i ri për Vrimën e Ozonit. Ja se çpo ndodh.

30 vite pas fillimit të përpjekjeve për të mbrojtur vrimën e ozonit, shkenctarët kanë arritur në përfundimin se përpjekjet e njeriut të kombinuara me kushtet klimaterike, kanë bërë të mundur zvogëlimin e saj.

Në vitet 70 kërkuesit zbuluan se kimikatet e shkarkuara në atmosferë po shkatërronin këtë shtresë mbi Antarktidë. Për këtë arsye rrezatimi kancerogjen nga hapësira e kishte më të lehtë për të depërtuar në sipërfaqen e tokës duke sjellë kështu një zmadhim gjithnjë e më të madh të vrimës së ozonit.

Në vitin 2000 vrima ishte hapur në  një sipërfaqë prej 30 milionë metrash katror. Ndërsa tani, falë temperaturave më të larta në atmosferën e sipërme, kjo vrimë është tkurrur në 20 milionë metra katror, pothuajse 2 herë sa sipërfaqja e kontinentit amerikan.

NASA e përshkruan ozonin të formuar nga atomet e oksigjenit, si një shtresë që mbron planetin Tokë, edhe pse mund të ketë ndikim negativ nëse është i pranishëm në ajrin që ne thithim cdo ditë.

Klan Plus

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: