Saturday , December 10 2016
Artan Lame, duke folur gjate tryezes se Grupit te Punes te PS per Infrastrukturen, ne kuader te konsolidimit te programit te ri qeverises "Per nje Rilindje Kombetare".
Artan Lame, duke folur gjate tryezes se Grupit te Punes te PS per Infrastrukturen, ne kuader te konsolidimit te programit te ri qeverises "Per nje Rilindje Kombetare".

Lame për sëmundjen e tij: Tani e kuptoj më mirë jetën. Ja komenti për Blushin

Artan Lame ka folur edhe njëherë rreth sëmundjes së tij dhe vështirësive që kaloi në ato momente. Ai ishte ftuar sot ne rubrikën ‘Këndi i Ekselencës’ në ‘Vila 24’, ku dha edhe një mesazh për jetën.

“Kur e përmend atë që ndodhi nuk e përmend për të treguar se ç’më ndodhi mua, pasi u ndodh shumë njerëzve. E përmend për mësimet që duhet të nxjerrin nga këto gjëra. Për t’i thënë ‘O njerëz thirrni mendjes, jeta është shumë e shkurtër.

Të japim secili nga një kontribut minimal, dhe do e shohin se do ndiheni mirë. Heroina e familjes është gruaja, pasi është ajo që ndjek gjithçka. Ajo që ndjek gjithë mbarëvajtjen e familjes”, theksoi Lame.

Pyetjes rreth largimit të Blushit nga PS, Lame i komentoi kështu:

“Çdo largim është gjithmonë një humbje. Unë kam thënë se Blushi ishte një lloj termometri që maste temperaturën e brendshme të partisë së vet. Nga ato zëra që janë jashtë kontrollit, ndonjëherë e teprojnë. Jam unë i pari që e teproj ndonjëherë”, tha Lame.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *