Le Pen: “Kosova është tokë e shenjtë serbe” - ElbasaniPlus
Sunday , March 26 2017
Foto Arkiva

Le Pen: “Kosova është tokë e shenjtë serbe”

Kandidatja presidenciale Marine Le Pen ka deklaruar se kur të bëhet presidente e Francës do ta iniciojë anulimin e njohjes së Kosovës.

Djathtistja ekstreme, kryetarja e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe ‘Srpski Telegraf’ ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe” prandaj “do ta tërheq njohjen e Kosovës”, njofton Klan Kosova.

Sipas sondazhit të fundit, të porositur nga gazeta e famshme Le Figaro, Marine Le Pen dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron udhëheqin garën presidenciale me nga 26%, përfaqësuesi konservator Françios Fillon ka 17%, derisa dy kandidatët majtistë, socialisti Benoît Hamon dhe ekstremisti Jean-Luc Mélenchon, kanë nga 12%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: