Legalizohen 50 xhami në Qarkun e Elbasanit. Certifikatë mirënjohjeje për kreun e ALUIZN-it.
Sunday , March 26 2017

Legalizohen 50 xhami në Qarkun e Elbasanit. Certifikatë mirënjohjeje për kreun e ALUIZN-it.

 Pas shumë vitesh pritje më në fund edhe objektet e kultit kanë marrë lejet e legalizimit. Në ceremoninë e shpërndarjes sw lejeve tw legalizimit merrte pjesë, krahas imamëve, edhe deputeti Taulant Balla, Myftiu i Qarkut Elbasan Agim Duka drejtori i ALUIZNI-t Qarku Elbasan Mariglen Disha.

Deputeti Taulant Balla tha se – sot ndjehem i lumtur që më në fund pajisim me leje xhamitë dhe të gjitha objektet e kultit.

Myftiu i Elbasani Agim Duka, shprehu falënderimet për punën e bërë nga ALUIZNI për këtë proces shumë të rëndësishëm, raporton elbasaniplus.com

Drejtori i ALUIZNI-t Mariglen Disha tha se brenda një afati shumë të shkurtër do të bëjmë edhe kalimin e pronësisë kjo edhe falë mbështetjes së deputetit Balla

Pas ndarjes së lejeve të legalizimeve,  myftiu i Elbasanit i dha drejtorit të ALUIZNI-t Mariglen Disha një certifikatë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në legalizimin e xhamive./ElbasaniPlus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: