Monday , December 11 2017

Librazhd/ 49-vjeçari kërcënon gruan: ‘Ndahu nga burri dhe martohu me mua’. Historia

Një 49-vjeçar është vënë nën hetim nga policia pasi ka kërcënuar një grua. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa gruaja e kërcënuar ka bërë denoncimin në polici.

Burime nga uniformat blu thanë se Besim A., nga fshati Rrajcë është duke u hetuar për ofendime dhe kanosje të 36-vjeçares me inicialet M. Ç.

Kjo e fundit ka denoncuar në polici se dy ditë më parë rreth orës 22:30 minuta është ofenduar dhe kanosur nga 49-vjeçari.

Ky i fundit e ka kërcënuar këtë grua duke i thënë që të “ndahej nga burri i saj dhe të martohet me të”. Në këto kushte gruaja 36-vjeçare ka bërë denoncimin në lidhje me këtë ngjarje.

Hetimet po i bën Komisariati i Policisë së Librazhdit. /SYRI.net

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: