Sunday , December 11 2016

Librazhd/ Aksident me pasojë vdekjen, plagosen dy të tjerë

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Librazhd.

Në orët e para të pasdites së sotme në aksin rrugor Qafë Thanë- Librazhd, makina me targa TR 1237 P e drejtuar nga B.Balla, 32 vjeçe, banuese në fshatin Rrajcë, është përplasur me mjetin me targa KO 42 72 B, drejtuar nga 37- vjeçari L. T., banues në Korçë.

Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen Astrit Balla, 39 vjeç, banues në Rrajcë, i cili ishte pasagjer në mjetin me targa TR 1237 P, i cili drejtohej nga bashkëshortja e tij, si dhe është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit me targa KO 4272 B L.T., dhe pasagjerja P.V., 26 vjeçe, banuese në Korçë të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të dhënat lidhur me aksidentin janë ende të pakta, ndërsa policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *