Saturday , October 21 2017
Loading...

Librazhd/ Bashkia merr masat për situatën e krijuar nga reshjet e dëborës

Kryetari i Bashkisë Librazhd Kastriot Gurra ka pohuar nëpërmjet faqjes zyrtare në Facebook se institucioni që ai drejton ka marrë të gjitha masat për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta.

 

“Bashkia Librazhd ka vene ne funksion te gjitha mjetet e saj per te perballuar situaten emergjente te krijuar.

Rreth 100 persona te Mirembajtjes  se Rrugeve dhe Ndermarrjes se Sherbimeve ndodhen ne terren.

Rreth 5 ton krip eshte hedhur ne rruge per te perballuar ngricat.

Si rezultat i masave te marra,kemi kete situate:

 

Njesia Hotolisht: Te gjitha rruget jane te hapura. Ne akset e asfaltuara Xhyre, Hotolisht-Frare dhe Dardhe eshte pastruar debora, eshte hedhur kripe dhe rruget jane te kalueshme. Energjia elektrike nuk mungon.

 

Njesia Qender: ne rrugen e Qarrishtes, eshte ende duke u punuar dhe ka mbetur vetem vetem pak per tu perfunduar zhbllokimi i plote. Ne akset e tjera nuk ka probleme. Energjia elektrike nuk mungon.

 

Njesia Polis: Eshte perfunduar zhbllokimi nga debora i rruges nga Polis Qendra deri ne Polis Gurshpate. Para pak minutash perfundoi dhe hapja e rruges per ne Polis-Vilan. Energjia elektrike nuk mungon.

 

Njesia Stebleve: po punohet per zhbllokimin e plote te aksit nga kthesa e Lunikut deri ne Stebleve. Energji elektrike eshte rikthyer.

 

Njesia Lunik: Eshte zhbllokuar rruga deri ne fshatin Lunik. Dhe akset e tjera jane te kalueshme, me perjashtim te segmentit nga Prevalla ne Dranovice,ku do punohet per hapjen totale.

Energjia elektrike nuk mungon.

 

Njesia Orenje: Te gjitha akset jane te kalueshme, me perjashtim te rruges qe ngjitet ne Zdrajsh-Katund por qe do te jete ne kujdesin e punetoreve te mirembajtjes se rrugeve. Te giithe fshatrar e Njesise Orenje kane energji elektrike.

Do doja te falenderoja punonjesit e OSHE-se per perpjekjet maksimale qe energjia elektrike mos mungoje.

Gjithashtu dhe punonjesit mirembajtjes se rrugeve,Emergjencat Civile,te cilet mbrem per gjate gjithe nates ndihmuan dy djem te cilet kishin mbetur te bllokuar me makinen e tyre ne rrugen per Qarrishte ne vendin e quajtur “Tre çesmat”.

Shpëtim Hala

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: