Saturday , December 10 2016
15049999_10154019228165222_1228462060_n

Librazhd/ Reshjet shkaktojnë probleme të shumta, bashkia ndërhyn për sistemimin e tyre

Reshjet e dendura të rëna gjatë orëve të fundit kanë krijuar jo pak probleme. Në Bashkinë Librazhd kanë qenë të shumta ndërhyrjet e ndërmarrjes së rrugëve rurale.

Drejtori i kësaj ndërmarrjeje Ermir Sulollari, ka pohuar se reshjet e rëna kanë fryrë kanalet dhe përrenjtë.

“Ne-tha Sulollari- kemi ndërhyrë me automjetet tona në pastrimin e nënkalimit në afërsi të Shtëpisë së Pionerit, i cili në rast se nuk ndërhyhej do të kalonte mbi rruge duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Probleme ka pasur edhe në nënkalimin e lagjes së Sharrës, e cila është mbushur me ujë”.

Në këtë pjesë uji arrin deri në 50 cm. Punonjësit e kësaj ndërmarrjeje-tha kreu i saj Ermir Sulollari- janë në gadishmëri për cfarëdo lloj situate që mund të krijohet.

15050452_10154019228520222_1527123775_n15049999_10154019228165222_1228462060_n15050080_10154019229310222_2094518918_n15045752_10154019228250222_246162934_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *