Thursday , December 8 2016
vidhen-shinat-e-hekurudhes

Librazhd/ Vidhen shinat e hekurudhës

Një pjesë e linjës hekurudhore në Xhyrë-Librazhd është vjedhur gjatë orëre te vona të natës së të shtunës. Disa banorë të fshatit  që ishin  dëshmitarë  në këtë ngjarje bënë me dije për Elbasani Plus  se në linjën hekurudhore  nr10 në stacionin hekurudhor Xhyrë  në lagjen e Zallit  janë vjedhur 4 shina të linjës hekurudhore me gjatësi 15metër.

Akoma nuk ka një reagim  te uniformave blu të Libazhdit por mbetet te shpresojmë të punohet per Indentifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

“Nuk dimë çfarë te bëjmë, hekurudha po pësom shumë dëmtime, i bëj thirrje Bashkisë Librazhd të marrë masat për këto ngjarje te shëmtuara. Të paktën vini një roje që të ruajë gjatë natës se ditën  kujdesemi ne”. Është shprehur një banor i fshatit Xhyrë. D.M

vidhen-shinat-e-hekurudhes vidhen-shinat-e-hekurudhes2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *