Saturday , December 10 2016

Librazhd/Bllokohen 3 fshatra për shkak të reshjeve.

Reshjet e dendura të rëna gjatë dites së sotme kanë krijuar jo pak probleme në disa fshatra të Librazhdit.

Fshati Gzavesh është bllokuar tërësisht.  Rruga që lidh qendrën e fashtit me rrugën nacionale është bllokuar nga rënia e gurëve dhe pemëve.

Për fat të mirë rënia e gurëve dhe rrëshqitja e dherave nuk kanë krijuar dëme në njerëz. Aktualisht rruga që të çon në fshatin Gzavesh vazhdon të jetë e bllokuar duke krijuar probleme për ata që jetojnë në këtë zonë.

Bllokimi i kësaj rruge izolon mbi 1000 mijë banorë të tre fshatrave.  Sipas banorëve është njoftuar bashkia Librazhd por deri tani nuk ka asnjë reagim. Bllokimi i rrugës krijon probleme edhe për mësuesit që shkojnë në Gzavesh dhe Arrëz si edhe për nxënësit.

bllokohen-3-fshatra2 bllokohen-3-fshatra

Nje koment

  1. Një gur i vogël qënka ia le ta heqin vetë, aty e ka mëndjen bashkia te gurët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *