Tuesday , December 6 2016
situata-librazhd2

Librazhdi/Situata e rënduar e reshjeve dhe masat e pushtetit vendor.

Librazhdi në gjunjë Bashkia në kembë.

Reshjet e shumta të rëna gjatë dy diteve tëfundit, kanë krijuar shumë probleme, sidomos në zonat rurale.

Në bashkinë Librazhd ndërhyrjet e ndërrmarrjes së rrugëve rurale kanë qenë të shumta. Kreu i kësaj ndërrmarrjeje Ermir Sulollari, pohon se ka ndërhyrë në disa fshatra ku ka patur probleme me bllokimin e rrugëve.

Rrëshqitja e dherave apo edhe fryrja e përrenjve kanë izoluar përkohësisht disa fshatra. Me të marrë njoftimin – thote Sulollari – kemi dërguar mjetet tona në terren, duke bërë të mundur normsituata-librazhdalizimin e situatës.

Kështu, sipas drejtorit të rrugëve në Bashkinë Librazhd Ermir Sulollari është ndërhyrë në Zdranjsh,  Floq, Babje,  Lib- Katund, Spathar dhe në disa fshatra të tjerë. Kreu i rrugëve rurale, u bën thirrje të gjithë drejtueve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm për të evituar ndonjë të keqe të mundshme.

Reshjet e rëna kanë vështirësuar qarkullimin normal dhe prandaj duhet kujdes.  Kjo nderrmarrje dhe punonjësit e saj prej ditesh janë në luftë me motin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *