Thursday , December 8 2016

Librazhd/Tentoi të korruptonte policin rrugor, arrestohet 44 vjeçari.

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi tentoi ti jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, është bërë arrestimi në flagrancë të një 44 vjeçari, banues në fshatin Rodokal Pogradec

Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë pasi në aksin rrugor Librazhd–Qaf-Thanë në vendin e quajtur “Urakë” është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Elbasan, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin tip Benz, në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *