Llatja: Bashkia Elbasan, prioritet komunitetin Rom në vendimmarrje

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja ka pritur sot në një vizitë zyrtare Shefen e Zyrës së Këshillit Europian në Shqipëri Jutta Gützkoë si edhe përfaqësues të Programit ROMACTED.

Qëllimi i kësaj vizite ka qenë bashkëpunimi edhe në të ardhmen e përfshirjes së komunitetit Rom në vendimarrjen vendore dhe promovimin e qeverisjes së mirë. Sipas kreut të Bashkisë Z. Gledian Llatja “ në këtë takim pune një fokus të vecantë mori shtrirja e këtij bashkëpunimi në projekte të tjera në të ardhmen”.

Programi ROMACTED synon të ndërtojë vullnet politik dhe angazhim të qëndrueshëm në nivel politikash të autoriteteve vendore, për të përmirësuar qeverisjen demokratike vendore dhe fuqizimin e komuniteteve rome. Programi zbatohet prej Ekipit për Romët dhe Udhëtarët pranë Këshillit të Evropës dhe Zyrës së Drejtorit së Përgjithshëm të Programeve dhe do të mbulojë përafërsisht 50 bashki në 7 vende përfituese të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Zyra e Këshillit të Europës në Tiranë ka dhën ënjë kontribut të vazhdueshëm për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe të politikave mbi të drejtat e njeriut dhe antidiskriminimin dhe zbatimin në nivel vendor dhe qendror në përputhje me standartet evropiane./m.s/