Wednesday , December 12 2018
Loading...

Llogaridhënia në Papër, investimet dhe objektivat e bashkisë Elbasan në vazhdim

Ka vazhduar edhe ditën e sotme llogaridhënia e qeverisë, kësaj here nëj njësinë administrative Papër. Gjatë llogaridhënies janë vënë në pah investimet dhe objektivat në vazhdim të bashkisë Elbasan në këtë njësi.

Në  fjalën që mori kryetari i Bashisë Sejdini, vuri në dukje investimet e bëra të cilat konsistojnë në një urë tip beli me hapësirë drite 20m/linear në Papërr Sollak, sistemim dhe asfaltim i rrugës në Broshkë, plus ura mbi lumin Shkumbin, rikonstruksioni i shkollës së mesme Papërr; rikualifikimi urban i fasadave të banesave koletive në fshatin Ullishtaj; ndërtimi i pritave malore në Papërr Sollak, mbrojtja e tokës në Pajun; ndërtimi u urës në fshatin Vidhas Hasgjel; ndërtimi i urës në fshatin Pajun.

Po ashtu janë kryer shërbime si: pastrimi i kolektorit të madh kullues Vidhas-Papërr, me gjatësi 5 km, i papastruar prej 12 vitesh; po ashtu në fshatin Vidhas, brenda muajit që vjen përfundon pastrimi i të gjithë sistemit kullues, prej 20 km i papastruar që në vitet 1991.

U riparuan rrugë komunale 12.6 km gjithësej; janë pastruar kanale kulluese 14 km; janë pastruar kanale vaditëse 43 km.

Janë dhënë 486 çertifikata pronësie (ku nga viti 1992-2015 janë dhënë 153);

Totali i investimeve ka kapur vlerën e 2 milionë dollarëve.

Por cilat janë prioritetet e bashkisë për këtë vit:

Asfaltimi i rrugës Valas-Lugaj; asfaltimi i rrugës Vidhas; asfalimi i rrugës Balldre; rikonstruksioni i rrugës Papërr-Pajun-Papërr Sollak; ndriçimi i qendrës së komunës: sistemimi i ujërave të zeza në fshatin Vidhas.

Problemet të cilat janë prioritet për Bashkinë:

Mungesa e azhornimit të tokave në Broshkë, Balldren, Ullishtaj, Vidhas Asgjel dhe Jatesh; mbrojtja e tokave nga lumi Shkumbin në Papërr, përballë pompave të ujit të pijshëm Cerrik, ku deri tani janë gërryer 4 ha tokë, rivënia në punë e kanalit ujitës së Garunjës që ujit tokat e fshatit Valas.